Vendosni fjalën kyçe....

Korreshi denoncon “kryqëzimin e vdekjes” në Lushnje: Vetëm 250 metra nga këtu është mbikalimi


Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denoncuar gjendjen e një kryqëzimi në zonën e “Pushimit të Shoferit” në Lushnjë, duke e cilësuar atë si të rrezikshëm për jetën e qytetarëve.

Sipas tij, në këtë aks janë shënuar dhjetëra aksidente me pasoja fatale, ndërsa një mbikalim i ndërtuar prej vitesh, vetëm pak metra larg, nuk është vënë në funksion.

Korreshi i bëri thirrje qeverisë që me një ndërhyrje minimale të përfundojë punimet dhe të japë zgjidhje përfundimtare për këtë problem.

Denoncimi i plotë:

Kryqezimi i vdekjes që kërkon zgjidhje!
Zgjidhja është vetëm 250 metra me larg nga “vepra e artit”, ura që shërben për mbikalim rri në pritje prej 20 vitesh!

Kostot për zonën nuk rriten, vdekjet evitohen por dhe arteria kryesore për në jug ska më bllokim.
I bëj thirrje Karakaçit me gjithë tabore se me pak dëshirë e me shumë pak lek ka zgjidhje.

Video-denoncimi

Përshëndetje! Këtu jemi tek kryqëzimi i vdekjes, Pushimi i Shoferit. Është një nga kryqëzimet që ka sjellë dhjetëra humbje jete. Këto janë dhe të aksidentit të fundit ndodhur para dy ditësh në Lushnje.

Çmenduria vazhdon. Këtu para disa kohësh, meqë e kemi dhe ish-ministre Balluken, kishim të deleguar, por kemi dhe Karakaçin të deleguar. Ku ngjitur te ky fshati këtu ngjitur është dhe shoku Llamallari, i deleguar… i deleguar i fundit, meqë ka gjithë kompleks qeveritar. Duhet me i dhënë zgjidhje.

Zgjidhje vdekjes së dhjetra qytetarëve në këtë aks. Zgjidhja e fundit që i dha shoqja Balluku para ca kohësh ishte mbyllja e këtij aksi me kolona, për të cilën i gjithë fshati u çua dhe patjetër që u hoqën, sepse i binte të kalonin 22 kilometër.

Ndërkohë, që ja ku është, vetëm 250 metra, 300 metra nga këtu, është mbikalimi, një vepër arti e cila është bërë gati. Kështu që, ftojmë qeverinë, do t’ua tregoj më afër dhe veprën e artit, ftojmë shokët ministër me i dhënë zgjidhje kësaj situate.

Folësi 1: Duke qenë se akuzohemi gjithmonë që hedhim baltë dhe nuk nuk japim zgjidhje problematikave që ndodhen, atëherë zgjidhja është kjo.

Ja ku është Pushimi i Shoferit, 300 metra nga këtu dhe ja ku është vepra e artit, pra ura që shërben posaçërisht për atë. Është lënë përgjysëm, ka 20 e kusur viteve e lënë përgjysëm, 20 e kusur vite, dhe edhe pse rruga dytësore është miratuar, edhe pse janë bërë shpronësimet e rrugës dytësore, nuk ka investim.

Është vetëm për të bërë një rrugë asfaltimi 200 metra nga secili krah dhe ajo rrugë vdekje të shpëtojë njëherë e mirë banorët, t’i japi oksigjen kësaj zone, po dhe të lirojë qarkullimin e sezonës së beharit. Kemi parë në të gjithë vendet e botës që për 24 orë bëhen rrugë të tilla.

Kjo do… bëjeni 24 ditë se ne nuk jemi kaq europianë e kaq botërorë. Por bëjeni për 24 ditë dhe dhe gjithë behari rruga lirohet, meqë aeroporti na lulëzoi dhe sivjet. Ja vepra e artit ku është.

Ka ngelur vetëm për rrugët, vetëm për shtrim me dhe dhe asfalt. Shpronësimet përsëri janë bërë. I drejtohemi Karakaços. Karakaç! Karakaç! Ke mundësinë, meqë ke qenë i deleguar, t’i japësh zgjidhje, meqë je i lindur për këtë gjë.