Vendosni fjalën kyçe....

“Hamas-i s’është organizatë terroriste” – Erdogan


“Hamas-i nuk është një organizatë terroriste, por një grup për çlirim dhe muxhahedinë që luftojnë për të mbrojtur tokën dhe qytetarët e tyre,” tha Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan në një fjalim të mërkurën.

Ai gjithashtu njoftoi se udhëtimi i tij në Izrael ishte anuluar.

“Perëndimi u bashkua dhe e sheh Hamas-in si një organizatë terroriste. Izrael, ju mund të silleni si një organizatë, sepse Perëndimi iu detyrohet shumë. Por Turqia nuk iu ka borxh”, tha Erdogan në parlamentin turk.

Hamas-i, si shumica e fraksioneve dhe partive politike palestineze, këmbëngul se Izraeli është një fuqi pushtuese dhe se po përpiqet të çlirojë territoret palestineze. Gjatë viteve, grupi ka marrë përsipër shumë sulme ndaj Izraelit dhe është cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Izraeli.

Sulmet brutale të 7 tetorit shkaktuan vdekjen e më shumë se 1,400 njerëzve në Izraelin jugor. Hamas-i kapi gjithashtu më shumë se 200 persona si pengje dhe i solli në Gaza.

Erdogan tha se Turqia ‘nuk ka asnjë problem me shtetin e Izraelit’, por shtoi se vendi ‘nuk i ka miratuar kurrë mizoritë e kryera nga Izraeli’.

Erdogan vuri në dukje se afërsisht gjysma e më shumë se 5 mijë të vrarëve në sulmet e Izraelit në Gaza janë fëmijë.

“Ne themi, mos vrisni fëmijë. Vrasja e njerëzve, grave dhe fëmijëve – njerëzve të pafajshëm, për ditë të tëra nuk mund të justifikohet, edhe nëse si përgjigje ndaj disa akteve që ne nuk i falim.”

Që nga 7 tetori, ushtria izraelite ka nisur sulme të pamëshirshme dhe një bllokadë të plotë në enklavën palestineze, duke vrarë të paktën 5,087 njerëz, përfshirë 2,055 fëmijë, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza.