Vendosni fjalën kyçe....

Bill Gates: Nuk ka një vaksinë që zgjidh ndryshimin klimatik, shumë më i rëndë sesa koronavirusi


Bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, ka paralajmëruar se koronavirusi nuk është problemi më i madh që po i ndodh njerëzimit.

Sipas tij, vëmendja jonë duhet të shkojë te ndryshimet klimaterike dhe jo të mbajmë mendjen te koronavirusi, të cilit me një vaksinë mund t’i gjendet një zgjidhje.

“Nuk ka një vaksinë për ta zgjidhur ndryshimin klimatik, është shumë më i rëndë”, tha Gates për “Bloomberg”.

Gates duket mjaft i shqetësuar sepse mendon që ndryshimi klimaterik ndikon në të gjithë ekonominë fizike të botës si transporti, industria, ndërtesat, energjia elektrike dhe bujqësia.

“Injorimi i ndryshimeve klimatike është një gabim gjigant. Është një problem shumë i vështirë për t’u zgjidhur dhe është ai që duhet ta filloni shumë dekada përpara se kur të doni zgjidhjen, sepse po flisni për ndryshimin e pjesës më të madhe të ekonomisë fizike të botës”– u shpreh ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *