Vendosni fjalën kyçe....

Zjarre masive në Elbasan, Mallakastër e Fier


Një zjarr masiv ka përfshirë mesnatën e kaluar një sipërfaqe me ullishte dhe pyllin me shkurre e bimësi në fshatin Drenovë në Mallakastër.

Deri më tani janë djegur 40 hektarë me ullishte pyll dhe shkurre.

Flakët kanë marrë përmasa të mëdha e duke iu afruar shtëpive, në një kohë kur terreni është i vështirë për ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Flakët kanë përfshirë gjithashtu disa zona në Fier. Kodrat e Gjorgozit në Cakran duke djegur shkurre e ferra duke rrezikuar edhe vreshtat.

Një zjarr masiv ka përfshirë sot dhe kurorën e gjelbër në Kodër Krastë në Elbasan. Paraprakisht, dyshohet se ky zjarr ka qenë i qëllimshëm, ndërsa po punohet për shuarjen e flakëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *