Vendosni fjalën kyçe....

“Më kanë futur kokën në tualet”- Ava Max tregon çfarë i bënin fëmijët e tjerë në shkollë dhe kënga që u dedikoi


Ava Max me origjinë nga Shqipëria është një ndër këngëtaret më të njohura të momentit në SHBA. Ajo ka arritur të ketë një karrierë të suksesshme, por në fëmijëri është përballur me një bullizëm të tepruar.

Këtë e ka treguar vetë këngëtarja në një intervistë për tabloidin britanik, “The Sun”.

Këngëtarja, 26 vjeçare, i është rikthyer historive të shkollës, duke kujtuar moshatarët të cilët ia bënë jetën të mjerueshme për vite me radhë dhe madje u ka dedikuar edhe një këngë.

Ava tregoi se këngën “Who’s Laughing Now” (Kush po qesh tani) e ka shkruar duke patur në mendje vajzat që ia kanë bërë të padurueshme jetën në shkollë.

“Ju nuk ua merr mendja se si ka qenë shkolla për mua, ishte vërtet e vështirë dhe nuk doja të shkoja në shkollë”– tha këngëtarja.

Ajo shton: “Ishte një bandë vajzash që më ngacmonin pa ndalur. Një ditë më vendosen në një cep të banjës dhe më futën kokën në tualet. Kjo ishte shkolla e mesme për mua dhe nuk më pëlqente. Nuk doja të shkoja në shkollë dhe në një moment nuk shkova. Fillova ta bëj mësimin në shtëpi”.

Ava Max u bë me famë brenda natës me hitin e saj të vitit 2018 “Sweet But Psycho”, por pranoi se iu desh pak kohë që të mësohej me këtë.

Këngëtarja pranon se “ka një rrugë të gjatë për të bërë” por është e kënaqur me gjithçka që ka bërë deri më tani në karrierën e saj, duke thënë se ishte një zgjedhje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *