Vendosni fjalën kyçe....

Netanjahu letër qytetarëve të Kosovës: Zgjas dorën time të miqësisë për popullin tuaj


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, i është drejtuar popullit të Kosovës përmes një letre që e dërgoi për manifestimin e Vitit të Ri hebraik në Prishtinë.

Kjo letër vjen vetëm 2 javë pas firmosjes së marrëveshjes Kosovë – Serbi në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Donald Trump, ku njëra nga pikat ishte edhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli.
Netanjahu shkruan në letrën e tij, se kjo është vetëm fillimi i një epoke të re për dy vendet.

“Në këtë Vit të Ri, e zgjas dorën time të miqësisë për popullin e Kosovës. Zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Kosovës mund të jetë një fillim i një epoke të re nga e cila do të përfitojnë popujt e dy vendeve. Jam optimist se mund të arrijmë shumë duke punuar së bashku dhe shpresa ime e sinqertë është se do ta shohim këtë të realizohet”, thuhet në letrën e Natanjahut.

Kryeminiztri izraelit ka falënderuar edhe angazhimin e hebrenjve të Kosovës, për të afruar dy popujt.
“E vlerësoj thellësisht angazhimin e vazhdueshëm të komunitetit hebraik në Kosovë për të na sjellë më afër. Gëzuar Vitin e Ri dhe le të regjistroheni ju në librin e jetës”, – shkruan Netanjahu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *