Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta aktori e ish-deputeti kosovar, Adem Mikullovci


Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare, aktori i njohur kosovar dhe ish-deputeti, Adem Mikullovci.
Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga gruaja e tij, Lumnije Mikullovci, përmes një postimi në Facebook.

“Sonte pas mesnatës në ora 00:20 ndëroj jetë më i dashuri jonë Adem Mikullovci! Për informata tjera dhe ceremoninë e varrimit ju lajmërojmë”, shkruan ajo.

Adem Mikullovci ka lindur në vitin 1939 në Vushtrri. Ai ka luajtur në qindra role në projekte të ndryshme filmike apo teatrale.

Përveçse si aktor, ai mbahet mend edhe si delegat i Kuvendit të Kosovës në kohën e shpalljes së Deklaratës së 2 korrikut, 1990, me të cilën Kosova është definuar si republikë.

Ai u zgjodh përsëri deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar, nga radhët e Vetëvendosjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *