Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon telenovela, Vedat Muriqi i bashkohet Lacios


Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka zbarkuar në Romë për të nënshkruar me klubin e Lacios.

Pas një telenovele disa javore më në fund palët kanë arritur marrëveshjen që e çon ish-sulmuesin e Fenerbahçes në ekipin italian.

Muriqi do u nënshtrohet vizitave mjekësore e pas kësaj pritet të hedhë firmën. Sulmuesi 26-vjeçar ka luajtur për disa klube turke më herët, duke përfshirë Rizespor, Genclerbirligi dhe Giresunspor.

Ai shënoi 17 gola në 36 ndeshjet gjatë sezonit 2019-2020 për Fenerbahçen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *