Vendosni fjalën kyçe....

Interi i epokës së re pa Icardin


Sipas asaj që raporton “Corriere dello sport”, Suning tashmë është fokusuar për epokën e re, atë pa Mauro Ikardin në ekip. Kjo vërtetohet nga imazhet që klubi zikaltër ka zgjedhur si dëshmitarë komercialë. Janë Skriniar, De Vrij, Handanoviç, Lautaro Martinez dhe Perisiç, por jo Ikardi, me të cilin krisja tashmë duket e parikuperueshme pas takimit që sulmuesi pati me Spaletin dhe mjekin e Interit. Ndaj Suningu ka nisur epokën post-Ikardi, i përjashtuari nga billbordet e Aux Group.

Ish-kapiteni ka refuzuar me një “jo” të thatë të rikthehet të stërvitet me grupin, duke vijuar të ankohet për një dhimbje të fortë në gju, ndërsa ndërmjetësve u është përgjigjur në mënyrë të rëndë: “kjo është hera e fundit që flas me ju për këtë temë”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *