Vendosni fjalën kyçe....

“Kosova s’mund të aplikojë për anëtarësim në BE”- Zëdhënësi Peter Stano



Nuk ishte thënë kurrë më hapur se më parë, se për BE-në Kosova ende nuk është shtet dhe nuk mund të aplikojë për anëtarësim në union, siç e tha Peter Stano, zëdhënësi për çështjen e Politikës së Jashtme dhe Siguri.

Stano iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për shtyp dy ditë më parë, lidhur me punën e të dërguarit të posaçëm për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

“Sa i përket pyetjes tuaj se a do të mund Kosova të aplikojë për anëtarësim në BE, kam frikë se më duhet tua rikujtoj faktin se janë ende pesë shtete anëtare të cilat nuk e kanë njohur. Kosova nuk është ende në gjendje të bëjë aplikimin formal për anëtarësim në BE”, ka thënë ky zëdhënës i BE-së.

Ai ka paralajmëruar se Serbia dhe Kosova mund të minojnë shpresat e tyre të anëtarësimit në BE nëse lëvizin ambasadat e tyre në Izrael në Jeruzalem.

“Nuk ka asnjë shtet anëtar të BE-së me një ambasadë në Jeruzalem”– tha zëdhënësi i Punëve të Jashtme të Komisionit Evropian. “Çdo hap diplomatik që mund të vë në pikëpyetje qëndrimin e përbashkët të BE-së mbi Jeruzalemin janë një çështje shqetësuese dhe keqardhjeje serioze.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *