Vendosni fjalën kyçe....

Protesta kundër ripublikimit të karikaturave të profetit Muhamed nga Charlie Hebdo (Video)


Protestat masive janë zhvilluar në Pakistan teksa dhjetëra mijëra persona kanë kundërshtuar ripublikimin e karikaturave të profetit Muhamed nga revista satirike franceze, Charlie Hebdo.

Teksa në Francë ka nisur gjyqi ndaj personave që akuzohen si bashkëpunëtorë të agresorëve ne sulmet e Parisit në vitin 2015 ku mbetën të vrarë 17 persona, revista franceze ripublikoi karikaturat e profetit Muhamed.

Protestat në vend kanë nisur të enjten e kaluar dhe ato kanë tërhequr turma të mëdha të myslimanëve që dënojnë veprimin e revistës satirike. Të hënën, një tubim masiv u organizua nga Jamiat Ulma-e-Islam në Peshawar, kur partia islamike u mblodh për një kongres në qytet.

Dhjetëra mijëra mbështetës të saj dolën në rrugë duke shfryrë zemërimin e tyre për karikaturat e diskutueshme. Pamjet me dron të ngjarjes, të bëra si ditën ashtu edhe natën, tregojnë një turmë masive njerëzish që lëvizin nëpër qytet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *