Vendosni fjalën kyçe....

Mbretëria e Bashkuar cakton ambasadorin e ri në Shqipëri


Mbretëria e Bashkuar ka vendosur për emrine ambasadorit të ri pas mbarimit të mandatit të Duncan Norman. Kreu i ri i selisë diplomatike të Londrës në Tiranë do jetë Alastair King-Smith.

“Alastair King-Smith është emëruar nga ambasador i Britanisë së Madhe në Shqipëri, pas përfundimit të mandatit të Duncan Norman, i cili do të transferohet në një tjetër detyrë diplomatike. King-Smith do të marrë detyrën e tij si ambasador në Shqipëri në shtatorin e vitit 2021.” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

King-Smith e ka nisur karrierën në vitin 1996. Fillimisht ka qenë zyrtar i Ministrisë së Jashtme për Departamentin e Lindjes, duke mbuluar marrëdhëniet me Rusinë.

Më pas ka shërbyer si i ngarkuar me punë i Mbretërisë së Bashkuar në Tripoli, Libi (1999).

Pas një karriere diplomatike në vendet e Lindjes së Mesme e Azisë si Irak, Sudan, Pakistan, Kenia e Izrael, në vitin 2015 është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar ku ka mbajtur disa funksione.

I fundit është zv.drejtor i Task-Forcës për koronavirusin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *