Vendosni fjalën kyçe....

Humbin jetën dy persona lidhur me Covid-19 në vend, 147 raste të reja


Dy persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit lidhur me koronavirusin e ri në vend.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë një 59-vjeçar dhe një 73-vjeçar.

Në deklaratën e lexuar nga përfaqësuesja e ISHP-së, thuhet se nga 830 persona të testuar së fundmi, janë zbuluar 147 raste të reja me koronavirusin e ri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *