Vendosni fjalën kyçe....

Avioni shpërthen në flakë në aeroportin e Moskës, humb jetën një udhëtar (Video)


Një avion është përplasur në pistën e aeroportit të Moskës duke shkaktuar një viktimë dhe disa të plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aeroportin Sheremetyevo të Moskës, kur një avion Sukhoi Superjet-100 u përplas dhe mori flakë për uljes së dytë të detyruar.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë një re të dendur tymi, ndërsa dhjetëra ambulanca u dërguan në vendin e ngjarjes. Të 78 udhëtarët u evakuan ndërsa 10 prej tyre u raportuan të plagosur.

Avioni i përfshirë është relativisht i ri, me raporte që thoshin se ishte bërë në vitin 2017 ose 2018.

Një hetim penal është hapur në këtë incident.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *