Vendosni fjalën kyçe....

“Anulova zgjedhjet sepse partitë kishin marrëveshje me apo pa dashje për përplasje”- Meta


Kreu i Shtetit ka bërë një deklaratë të fortë për anulimin e 30 qershorin duke thënë se palët politike kishin një marrëveshje me apo pa dashje për t’u përplasur për kalkulimet e tyre.

Deklaratën Meta e bëri gjatë një interviste në “Opinion” të transmetuar mbrëmjen e sotme në Tv Klan.

Në datën 24 maj ka një deklaratë zyrtare të presidentit, që është një paralajmërim jo vetëm për të gjetur një zgjidhje por që unë do ta luaja rolin tim në mënyre që vendi të kishte një mundësi për të dalë nga kriza.

Pas deklaratës zyrtare të CDU/ CSU lidhur me këtë situatë ku ata kërkojnë një dialog, një marrëveshje mundësinë edhe të një date të re gjithëpërfshirëse për zgjedhjet vendore ka një deklaratë nga Presidenti që mbështet këtë qëndrim dhe shpreh gatishmërinë e tij për të caktuar një datë të re zgjedhjesh në varësi me dakordësinë e palëve. Partitë nuk u dakordësuan sepse për fat të keq kishin një marrëveshje me dashje pa dashje për ta çuar vendin në përplasje”-deklaroi Meta.

Madje Meta dha edhe shembuj të përplasjeve ku përmendi plagosjen e protestuesve gjatë protestave apo edhe uniformave blu.

Palët u përplasën, harroni ju sa policë u dëmtuan, harroni ju gishtat e asaj polices. Harruat ju Sahit Dollapin që u rra në mënyrë barbare dhe jo profesionale përpara kamerave dhe që mund të humbiste jetën sepse kishte bërë një operacion në zemër dhe presidenti i Republikës ka bërë presion që të shkojë në spital dhe pasi vajti në spital ka bërë ndërhyrje. Po të kishte ndodhur diçka tjetër do ishte tjetër histori e Shqipërisë. Ilir Meta nuk mund të priste as për qejfin e Edi Ramës as për qejfin e Lulzim Bashës, as për qejfin e Monikës që t’i mbajë iso Bashës dhe as për qejfin e ca ndërkombëtarëve që disa herë u bënë palë dhe ndonjëherë u bënë dhe palaço që të vriteshin shqiptarët dhe pastaj të thoshin po presidenti çfarë bëri?”-tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *