Vendosni fjalën kyçe....

Fitues i çmimit ‘Oscar’, ndahet nga jeta regjisori çek Jiri Menzel


Ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçare regjisori çek, Jiri Menzel, për shkak të problemeve shëndetësore.
Lajmi i hidhur u bë i ditur për publikun nga gruaja e tij.

Menzel fitoi një Çmim Oscar në vitin 1968 për filmin më të mirë në gjuhë të huaj për dramën e Luftës së Dytë Botërore “Ostře sledované vlaky”, apo “Trenat e vëzhguar nga afër”.

Ai ishte një nga figurat kryesore në kinemanë Çeke gjatë viteve 1960 së bashku me regjisorin e filmit “One Flew Over the Cuckoo’s Nest”, Milos Forman.

Që pas një operacioni në tru në vitin 2017, Menzel rrallë shihej në publik. Gruaja e tij Olga Menzelova tha se ai u nda nga jeta ditën e shtune.

“I dashuri im Jirka, unë të falënderoj për secilën ditë që mund të kaloja me ty. Secila ishte e jashtëzakonshme. Unë jam gjithashtu mirënjohëse për ty për tre vitet e fundit, aq të vështira sa ishin”- shkroi ajo në Facebook.

Menzel studioi për prodhimin e filmit në Pragë, duke u diplomuar në vitin 1962.

Filmi i tij i parë me metrazh i gjatë “Ostře sledované vlaky” u bazua në një roman të Bohumil Hrabal. Pas fitimit të çmimit ‘Oscar’, Menzel bashkëpunoi me romancierin shumë herë.

Duke reflektuar për çmimin, Menzel tha në vitin 2006 se ai “kishte patur më shumë fat”.

“Më shumë se të gjitha çmimet dhe medaljet që mora për këtë film, unë vlerësoj miqësinë gjatë gjithë jetës me Hrabal.”– do të shtonte ai.

Në vitin 1969, qeveria Komuniste ndaloi filmin e tij “Larks on a String”, një tjetër adaptim i një romani të Hrabal.

Filmi tregonte historinë e personazheve të detyruar të punonin në një kamp riedukimi.

Më në fund filmi u lejua përsëri në vitin 1990 pas rënies së qeverisë dhe fitoi një çmim në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin atë vit.

Në vitin 1987, Menzel mori një nominim të dytë për një çmim Oscar për filmin e tij “My Sweet Little Village”.
Përveç punës së tij si regjisor, Menzel gjithashtu interpretoi në rreth 80 filma dhe punoi si drejtor teatri.

Performanca e tij e fundit në film ishte te “The Interpreter” i vitit 2018 që tregon historinë e një njeriu që kërkon hakmarrje ndaj ish-ushtarit të SS që vrau prindërit e tij.

Gjatë jetës së tij, Menzel fitoi një numër çmimesh ndërkombëtare duke përfshirë Urdhrin Francez të Arteve dhe Letërsisë dhe Luanin Çek për kontributin artistik gjatë gjithë jetës.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e BBC/ Përshtati në shqip Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *