Vendosni fjalën kyçe....

Berisha firmos live kërkesën urgjente për mocion për debat në Kuvend


Ish-kryeministri Sali Berisha ka firmosur një dokument para kamerave që do ti dorëzohet Kuvendit, për të kërkuar një mocion me debat pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama të bëra në Bruksel për ndryshim të qëndrimit në rast se nuk do të ketë hapje të negociatave.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama duhet të japë shpjegim para shqiptarëve se kush është qëndrimi që ai do të mbajë nëse nuk hapen negociatat.

 “Deputetët e opozitës kanë vendosur të paraqesin me urgjencë në parlament kërkesën për mocion me debat lidhur me kërcënimin që Rama bëri në Bruksel për ndryshimin e drejtimit nëse nuk hapen negociatat. Ajo çka unë ju informova dhe po e firmos këtu para jush, Edi Rama duhet të paraqitet para shqiptarëve se cili është drejtimi që mund ti japë vendit ai, përveçse drejtimit evropian.”– tha Berisha.