Vendosni fjalën kyçe....

OBSH: 190 mijë njerëz mund të vdesin nga koronavirusi në Afrikë brenda një viti


Rreth 190,000 persona në gjithë Afrikën mund të vdesin në vitin e parë të pandemisë së koronavirusit, nëse dështon marrja e masave të mëdha për ta ndaluar atë, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ky studim po ashtu parashikon zgjatje të shpërthimit të pandemisë për disa vjet.

 “Ka mundësi që virusi të shpërndahet më pak në vatrat e përhapjes”, ka thënë udhëheqësi i OBSH-së për Afrikën, Matshidiso Moeti, citon BBC.

Kjo mundësi e përhapjes më të ngadaltë të virusit, e vendos Afrikën jashtë rajoneve tjera, kanë thënë ekspertët e kësaj Organizate.

Faktorë të tjerë të marrë në konsideratë janë popullsia e re e rajonit, të cilët “kanë përfituar nga kontrolli i sëmundjeve ngjitëse, si HIV dhe tuberkulozi”, si dhe nivelet më të ulëta të vdekshmërisë.

Paralajmërimi i OBSH-së vjen teksa disa prej shteteve më të populluara në Afrikë, Nigeria dhe Afrika Jugore kanë nisur të lehtësojnë masat e izolimit.

Çfarë thotë studimi?

Studimi zbulon se 29 milion deri në 44 milion njerëz në rajonin afrikan, mund të infektohen në vitin e parë të pandemisë. Midis 83,000 dhe 190,000 të tjerë mund të vdesin në të njëjtën periudhë.

Vlerësimet e tyre janë të bazuara në modelin e parashikimit dhe fokusohen në 47 shtete të rajonit afrikan të OBSH-së, duke përjashtuar Egjiptin, Libinë, Tunizinë, Marokun, Eritrenë, Sudanin dhe Somalinë.

Në të gjithë kontinentin afrikan më shumë se 2,000 vdekje koronavirusësh janë regjistruar nga Qendra e Afrikës për Kontrollin e Sëmundjeve. Për krahasim, 140,000 kanë vdekur në Europën Perëndimore. Rastet janë regjistruar në çdo komb afrikan, përveç Lesoto-s.

“Covid-19 mund të instalohet në jetën tonë për disa vjet në të ardhmen, nëse qeveritë në rajon nuk përkrahin qasje proaktive në rajon”, ka thënë Moeti përmes një deklarate.

“Neve na duhet të testojmë, izolojmë dhe trajtojmë”, ka shtuar mes tjerash ai.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *