Vendosni fjalën kyçe....

Rama premton rritje të pagave për mësuesit dhe shpëtimin e tyre prej “kthetrave të politikës”


Gjatë një takimi sot me mësuesit të cilët kanë punuar në kohë karantine në “RTSH Shkolla” kryeministri ka thënë se pas mjekëve do të ketë rritje pagash për mësuesit.

“Do të bëjmë një rritje të re pagash edhe për mësuesit, ashtu si për mjekët, dhe kjo do të bëhet shumë shpejt, besoj me buxhetin e ri. Kjo besoj se është shumë e merituar, dhe ne duhet të bëjmë më shumë se sa për tërësinë”, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri tha se mësuesit janë hequr nga “kthetrat e politikës” gjë që do të thotë se ata nuk preken më nga korrupsioni apo të hiqen nga puna padrejtësisht.

“Kemi garantuar se mësuesit nuk hiqen siç fryn era, nuk hidhen nga një shkollë në një zonë, në një zonë tjetër, sipas ryshfeteve apo njohjeve politike. Tani rekrutimi i mësuesve bëhet mbi baza, sipas portalit. Po mbyllim një plagë shumë të madhe, atë të politizimit ekstrem të kuadrit të mësimdhënies. Duhen frenuar pasojat e kësaj, që binin mbi gra, nëna e baballarë, që pa kuptuar e gjenin veten të hedhur nga vendi i punës”, u shpreh ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *