Vendosni fjalën kyçe....

U kapën me drogë, arrestohen dy persona shpallet në kërkim një tjetër në Tiranë


Dy persona janë arrestuar në Tiranë, dhe një tjetër është shpallur në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike.

S.K., 18 vjeç, dhe A.A., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë u kapën pasi në parkingun ku 18 vjeçari punonte iu sekuestruan rreth 620 gr lëndë narkotike.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit S.K dhe A.A, merreshin me shitjen e lëndës narkotike për llogari të shtetasit O.A i cili është shpallur në kërkim dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “PARKIMI”, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Vihen në pranga 2 shpërndarës të lëndëve narkotike si dhe shpallet në kërkim organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.

Sekuestrohen rreth 620 gr lëndë narkotike, 2 peshore elektronike dhe sende të tjera.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, kapjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike si dhe në bazën e informacioneve të marra në rrugë operative Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë finalizoi operacionin e koduar “Parkimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

S.K., 18 vjeç, dhe A.A., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit O.A. ( nuk jepen të dhëna të tjera për arsye hetimi).

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacione në rrugë operative se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike kanabis në doza të vogla, në zona të ndryshme në Tiranë.

Gjatë operacionit në rrugën “Rrapo Hekali” , shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në parkingun ku ishte punonjës shtetasi S.K., dhe si rezultat i kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi lëndë narkotike kanabis të ndarë në doza gati për shitje, si dhe në një ambient tjetër të parkingut gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi tjetër lendë narkotike, gjithësej rreth 620 gramë, 3 aparate celular, 2 peshore elektronike, 1 aparat DVR dhe 1 shkop bejsbolli.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit S.K dhe A.A, merreshin me shitjen e lëndës narkotike për llogari të shtetasit O.A i cili është shpallur në kërkim dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *