Vendosni fjalën kyçe....

Basha flet me statistika: 100 mijë shqiptarë kanë humbur punën dhe 32 mijë biznese janë mbyllur


Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka denoncuar mbylljen e bizneseve dhe rritjen e të papunëve në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale Basha thotë se këtë të paktën 32 mijë biznese janë mbyllur dhe për pasojë kanë humbur punën 100 mijë persona.

Sipas Bashës, kriza ka fajtor qeverinë Rama e cila në 7 vite nuk ka mbajtur asnjë premtim ka rritur taksat dhe ka vjedhur paratë.

Të paktën 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës për shkak të 32 mijë bizneseve të mbyllura këtë vit.

Sipas një studimi të Bankës Botërore, 6 në 10 biznese të regjistruara në Shqipëri nuk kanë realizuar asnjë fitim pas heqjes së masave bllokuese, çka paralajmëron të tjera falimentime dhe mbyllje vendesh pune.

Kjo krizë e thellë është rezultat i 7 viteve me premtime të pambajtura, dështime dhe keqqeverisje. 7 vite me radhë Edi Rama ka rritur taksat dhe çmimet, ndërsa paratë e shqiptarëve i ka vjedhur e shpërdoruar me një grusht oligarkësh, përmes PPP-ve, koncesioneve dhe tenderave korruptivë. Të njëjtat akte korruptive dhe demagogji ai po përdor dhe për rindërtimin, ndërkohë familjet e dëmtuara po bëhet gati një vit që jetojnë në çadra, kontenierë apo shtëpi të rrënuara.

Vendi ka nevojë për ndryshim, për frymëmarrje dhe model të ri ekonomik që mund ta sigurojë vetëm një qeverisje ndryshe. Me planin tonë ekonomik ne do të ulim taksat. Taksa e sheshtë 9%, mbështetja për biznesin e vogël, moratoriumi për inspektoriatet dhe taksidarët dhe masa të tjera, do të çlirojnë biznesin nga ankthi dhe do të krijojnë mundësi për çdo shqiptar të punojë e jetojë me dinjitet në vendin e tij”-shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *