Vendosni fjalën kyçe....

Flutura Açka së shpejti me librin e saj të ri “Biri”, kushtuar djalit të saj të ndjerë


Me muaj, në përpjekje t’i shmangesha dramës sime, u ula në tekstet e romaneve që kisha nisur, por nuk ia dola dot. Unë kisha një histori për të treguar: personale dhe përtej personales. Sepse ishte për Birin, për qenien që më mësoi si të vazhdoj edhe pa të”-kështu e lajmëron shkrimtarja Flutura Açka librin e saj më të ri.

Këtë herë shkrimtarja Flutura Açka pritet të vijë te lexuesit me një libër kushtuar djalit të saj.

Siç tregon edhe vetë ajo në postimin e saj, do tregojë një histori personale.

Shkrimtarja e humbi djalin e saj dy vite më parë pas një beteje me sëmundjen nga e cila i biri i ndjerë vuante.

Libri do të titullohet “Biri” dhe pritet të vijë përgjatë shtatorit.

Açka është shkrimtare shqiptare e cila ka shkruar disa libra, romane apo edhe poezi.

Një libër therës për të birin ka shkruar edhe Zija Çela të titulluar “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”.

Edhe Çela humbi të birin vite më parë dhe pas disa kohësh shkroi librin kushtuar të birit të ndjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *