Vendosni fjalën kyçe....

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Lunxheri të Gjirokastrës


Janë riaktivizuar tre vatra zjarri në zonë e Lunxherisë në Gjirokastër. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe në fshatrat Taraneqishtë dhe Saraqenishtë.

Sipas raportimeve zjarri po përparon me shpejtësi ndihmuar edhe nga era e fuqishme që fryn në zonë.

Forcat zjarrfikëse po ndihmohen edhe nga banorët, të cilët me mjete rrethanore po bëjnë përpjekjet e tyre për shuarjen e zjarrit.

Po ashtu, në përpjekje për shuarjen e zjarrit në Saraqinisht, ka mbetur i plagosur një zjarrëfikës i ardhur në ndihmë nga trupa e Bashkisë Libohovë.

Mësohet se i riu ka pësuar ndrydhje të këmbës gjatë manovrave në terrenet malore.

Ai është dërguar për trajtim në spitalin “Omer Nishani”, Gjirokastër.

Në terren janë më shumë se 150 forca për të vënë nën kontroll vatrat aktive në këtë qark.