Vendosni fjalën kyçe....

Rudina Hajdari i propozon Metës datën që Rama nuk e donte për zgjedhje


Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari, në takimin që ka pasur me Kreun e Shtetit për datën e zgjedhjeve ka zgjedhur t’i propozojë datën 2 maj.

“Bazuar edhe në propozimet tuaja të bëra në rrjetet sociale mbas kërkesës për ta marrë së bashku këtë vendim i propozova datën 2 maj sot presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme.

Zgjedhjet e ardhshme do të jenë një betejë mes qytetarëve të ndershëm dhe punëtore të këtij vendi dhe një klase politike të pangopur e cila edhe pse nuk ka punuar një ditë në jetën e saj, është pasuruar tej mase në kurriz të djersës së njerëzve punëtore.

Kjo e ben daten e zgjedhjeve historike, ndaj mendoj se nuk ka datë më simbolike se sa 2 maji, për të festuar fitoren e njerëzve punëtore e të palodhur karshi të pangopurve”-shkruan Hajdari.

Por 2 maji është data e cila ditën e sotme u konsiderua vijë e kuqe për kryeministrin Rama pasi në këtë ditë do jenë edhe Pashkët ortodokse.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *