Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi shkon për herë të parë në Presidencë tek Meta, për datën e zgjedhjeve


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka shkuar sot në Presidencë për t’u konsultuar me presidentin Ilir Meta për datën e zgjedhjeve.

Ajo ishte e shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Endrit Braimllari.

Kryetarja e LSI-së, e cila është njëkohëisht bashkëshortja e Metës, që kur ai u bë president nuk kishte shkuar asnjëherë vetë në këtë institucion. Gjithmonë kishte dërguar si përfaqësues, numrin dy të LSI-së, Petrit Vasilin.

Përpara Kryemadhit, Presidenti Meta priti në një takim kryeministrin Edi Rama dhe pas tij, kryedemokratin Lulzim Basha. Ndërsa përgjatë gjithë ditës është takuar me përfaqësues të partive të tjera politike, të cilëve u ka marrë mendimin për datën e zgjedhjebe.

Deri më tani, data e propozuar është 18 prilli, e cila duket si data më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare për opozitën.  Datë kjo e propozuar prej nënkryetarëve të partisë Republikane dhe Agrare Ambjentaliste.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *