Vendosni fjalën kyçe....

Është zyrtare, Trump-i do të marrë pjesë në takimin kokë më kokë mes Hotit e Vuçiçit


Presidenti amerikan Donald Trump do të marrë pjesë sot në takimin ku pritet të nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas këtij njoftimi, presidenti Trump do të jetë pjesë e takimit në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes paradite (sipas kohës në ëashington), si dhe do të mbajë më pas një takim trilateral me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Takimi do të jetë privat mes Trump-it, Hotit e Vuçiçit.

Nuk është e qartë se çfarë marrëveshje do të nënshkruhet, por palët kanë njoftuar se bëhet fjalë për një marrëveshje ekonomike.

“Nesër presim që ta finalizojmë të gjithë këtë angazhim që kemi pasur tash e sa kohë dhe diskutimet që patëm sot”, tha kryeministri Hoti ditën e djeshme.

Edhe presidenti Vuçiç tha se shpreson në një marrëveshje për tema të interesit të përbashkët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *