Vendosni fjalën kyçe....

Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme? Haradinaj paralajmëron largimin nga qeveria


Ish-kryeministri i Kosovës, Haradinaj, ka sqaruar qëndrimin e AAK-së lidhur me nënshkrimin e një marrëveshjeje ekonomike me Serbinë në takimin e Uashingtonit.

Ai shkruan se SHBA-ja është partneri kryesor i Kosovës dhe beson fuqishëm në një marrëveshje të ndërmjetësuar prej saj.

Haradinaj thekson se marrëveshja ndërlikohet nga pika që përfshin liqenin e Ujmanit duke kundërshtuar qasjen e Serbisë në burimet e Kosovës.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, beson fuqishëm në marrëveshjet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partneri ynë kryesor në arritjen e lirisë dhe shtetformim. Ne kemi punuar shumë që të arrihet një marrëveshje normalizimi mes shteteve, bashkëpunim ekonomik deri në njohjen reciproke. Fatkeqësisht situatën në dialog e vështirësoi njëra nga pikat e draft-marrëveshjes që flet për Ujmanin. Ne nuk e vlerësojmë që Serbia duhet të jetë palë për të ardhmen e Ujmanit. Jemi të hapur për Departamentin e Energjisë së Amerikës, por jo për një marrëveshje trepalëshe ku përfshihet edhe Serbia. Implikimet që mund të sjellë në të ardhmen, mund të jenë të pa përballueshme për Kosovën.” – shkruan Haradinaj.

Kreu i AAK-së thekson se forca politike që drejton nuk ka gjetur mirëkuptim nga ana e Hotit lidhur me pikën në fjalë duke bërë me dije se nuk e njohin një të tillë në rast se do nënshkruhet.

Ai paralajmëron tërheqjen nga qeveria në rast se kjo marrëveshje do zyrtarizohet në takimin me Serbinë në SHBA.

“Përkundër faktit që kam biseduar me kryeministrin Hoti për ta hequr këtë pikë, nuk kemi hasur në mirëkuptim nga ai dhe jemi të detyruar të mos e përkrahim këtë marrëveshje. AAK-ja nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje e as në çfarëdo forme, sepse ne nuk do të ndihmojmë një marrëveshje, ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës.” – mbyll reagimi Haradinaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *