Vendosni fjalën kyçe....

Detaje të reja nga shpërthimi i karburantit në Lezhë, dy prej të plagosurve në gjendje të rëndë


Të tjera detaje dalin në dritë lidhur me shpërthimin që ndodhi mbrëmjen e kaluar në autostradën Lezhë-Laç, në një karburant pranë kryqëzimit të Shënkollit.

Fillimisht mësohet se ka shpërthyer depozita e karburantit dhe më pas një automjet, i cili ishte aty pranë.

7 persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve janë punonjës të pikës së karburantit.

Mes të plagosurve, dy ndodhen në ngjendje më të rëndë. I pari është identifikuar si  shtetasi me inicialet N.P, rreth moshës 40-vjeç. Ai ka marrë djegie në trup në masën 40%.

“Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bën të ditur mbreme rreth mesnates në Shërbimin e Djegie-Plastikës ka ardhur me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore, me djegie 40% , pacienti me inicialet N. P, 40 vjec. Gjendja e tij shëndetësore sipas mjekëve të shërbimit të Djegie Plastikës, paraqitet e stabilizuar.

Stafi mjekësor i QSUT është në gatishmëri të plotë dhe po kujdeset, duke zbatuar të gjitha protokollet mjekësore dhe duke e mbajtur në monitorim të vazhdueshëm në reanianimacionin e shërbimit të  Djegie Plastikës.”, njoftoi QSUT.

I plagosuri tjetër është identifikuar si Bardhok Bushati, 36-vjeç. Ai ka marrë dëmtime të shumta në fytyrë dhe po trajtohet në spitalin e Traumës.

Bushati mendohet se ka qenë me makinë duke kaluar rrugën në momentin që ka ndodhur shpërthimi./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *