Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama vjedh tokën e pronarëve autoktonë dhe gjimnazin, për t’ja falur Karlo Bolinos


Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar kundër një VKM-je të pak ditëve më parë, me arsyetimin se po bëhet një megavjedhje shtetërore.

Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka shfrytëzuar periudhën e pandemisë, për t’i falur gazetarit Karlo Bolino, 5000 m2 truall privat të parashikuar për gjimnaz.

Berisha ka publikuar dhe VKM-në e kryeministrit Edi Rama, ku jepet vendimi për shembjen e objekteve të ndërtuara mbi këtë truall.

Berisha shkruan se kreu i qeverisë me këtë ka shkelur ligjin për kthimin e pronave dhe se po vjedhin një truall privat me objektet e ndërtuara me taksa publike.

Ish-kryeministri i bën thirrje gazetarit dhe kryeministrit të largojnë duart nga pasuritë e të tjerëve, duke i paralajmëruar se edhe nëse sot nuk ka ligj, nesër ligji do bjerë mbi ta.

DENONCIMI I BERISHËS

Edvin Hajduti dhe Karlo Malavita në një megavjedhje të madhe shtetërore!
Edvin Hajduti shfrytëzon epideminë për të firmosur VKM nr 368 dt 6.5 2020 e vjedhjes shtetërore të tij së bashku me Karlo Malavitën të 5000 m2 toke truall privat të parashikuar për gjimnaz dhe objekteve të ndërtuara mbi, u prish kontratat e qirasë!

1. Vjedh tokën e pronarëve autoktonë Tiranas dhe ia fal Karlo Malavitës si ta kish të të atit.
2. I vjedh gjimnazin Njësisë Bashkiake Nr. 7 me mbi 50,000 banorë për tja dhënë Bollinos.
3. Shkel ligjin e kthimit të pronave që detyron shtetin të mos japë toka të tretëve deri në përfundim të procesit të kthim-kompensimit të pronave;
4. Vjedh me Karlo Malavitën haptas tokën (që ka qenë private) edhe Objektet e ndërtuara me taksa publike (privati që ka tokën shteti i kërkohet ti blejë objektet publike me çmim të kripur, ndërsa me Karlo Malavitën që nuk kanë as tokën edhe objektet i marrin falas?!)
5. Vjedh me Karlo Malavitën objektet. Tani pasi marrin tokën dhe objektin, Rama nxjerr edhe vendim për ti shembur objektet që ja dhënë me qera?!
Ky është korrupsion, vjedhje shtetërore e hapur. Është shpërdorim detyre. Edvin Hajduti dhe Karlo Malavita larg duart nga pasuritë e të tjerëve. Sot nuk ka ligj por nesër ligji do bjerë mbi ju për krimin e lartë shtetëror që kryeni.
Ju bëj thirrje 50,000 banorëve të zonës që mbeten pa gjimnaz të ngrihen në mbrojtje të interesave të fëmijëve të tyre!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *