Vendosni fjalën kyçe....

Takimi në SHBA – Hoti shoqërohet nga 7 zyrtarë, Vuçiç nga 3


Kryeministri i Kosovës, Hoti, është nisur drejt SHBA-së për takimin me përfaqësuesit e Serbisë më 4 shtator.

Ai shoqërohet nga shtatë zyrtarë të tjerë të qeverisë, përfshirë zëvendësat e tij, Albulena Balajn e Nismës dhe Driton Selmanajn, ministrat Meliza Haradinaj, Arban Abrashi dhe Selim Selimi,  koordinatori shtetëror  për dialogun, Skënder Hyseni e shefja e kabinetit të kryeministrit, Ardita Dushi, shkruan lajmi.net.

Serbia do përfaqësohet në takim me presidentin Vuçic dhe tre zyrtarë të tjerë, dyfish më pak se pala kosovare.

Përveç presidentit në takim do jenë edhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, ministri i Financave, Sinisha Mali e kreu i Dhomës së Tregtisë, Marko Cadezh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *