Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj: Dy kundërshtarët politikë që më telefonuan e uruan shërim të shpejtë nga Covid-19


Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zbuluar emrat e dy kundërshtarëve të tij politikë, të cilët kanë lënë pas përplasjet dhe e kanë telefonuar për t’i uruar shërim të shpejtë, pas lajmit se ai ishte i infektuar me Covid-19.

Këta dy kundërshtarë politikë janë ish-kreu i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Kreshnik Çollaku dhe ish-ministri demokrat Tritan Shehu.

“E vërtetë është, po, pati edhe prej atyre kundërshtarëve politikë që më morën në telefon për të më uruar shërim të shpejtë. Tritan Shehu, i cili është gjithashtu mjek, e vlerësova jashtëmase.
Një tjetër koleg me të cilin kemi pasur shumë debate dhe që ka drejtuar grupin e PD-së në Këshillin Bashkiak, Kreshnik Çollaku, më uroi shërim të shpejtë. Unë besoj që njerzillëku duhet të na shoqërojë të gjithëve. Por ja që ka edhe nga ata që kanë kulturë urrejtje dhe ti se kupton se nga vjen në çështje të tilla kur preket shëndeti”, tha Veliaj gjatë një interviste për Hard Talk me Roland Qafokun.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, muajin e kaluar tha se ishte infektuar me Covid-19 dhe kaloi dy javë në karantinë derisa tamponi t’i dilte negativ përsëri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *