Vendosni fjalën kyçe....

Katy Perry tregon si duket trupi i një nëne pak ditë pas lindjes (FOTO)


Për të famshmit nuk është diçka e pazakontë publikimi i fotove vetëm me të brendshme, por ky rast është i veçantë.
Katy Perry ka publikuar një foto vetëm pak ditë pasi solli në jetë vajzën e saj, duke treguar ndryshimet që pëson trupi i një gruaje gjatë shtatzënisë.

Këngëtarja qëndron para pasqyrës së banjës e veshur vetëm me një reçipeta infermierie dhe një palë kilota të rehatshme.

Pavarësisht se shumë njerëz gabimisht besojnë se barku i fryrë zhduket në momentin që lind foshnjën, në të vërtetë stomaku i rritur i nënës mund të zgjasë deri në tre muaj para se të kthehet në gjendjen që ishte para shtatzënisë.

Perry u bë nënë për herë të parë në fillim të kësaj jave, pasi solli në jetë vajzën e saj me aktorin britanik Orlando Bloom. Lajmin e bëri të ditur vetë ajo në mediat sociale, duke zbuluar dhe emrin e veçantë që kishte zgjedhur për vajzën: Daisy Dove.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *