Vendosni fjalën kyçe....

Reshje të dendura bore në Korçë, rekomandohet kalimi me zinxhirë


Në qarkun e Korçës gjatë natës reshjet janë ndërprerë. Për shkak të temperaturave të ulëta borëpastrueset kanë qenë në terren prej orëve të pra të mëngjesit për të bërë kriposjen e rrugëve.

Në zonën e Dardhës aty ku termometri ka shënuar deri në – 5 gradë gjatë natës, kanë qenë dy borëpastruese për të bërë të mundur kriposjen e gjithë segmentit. 3 borëpastruese kanë qenë në aksin nacional Korçë-Ersekë në qafën e qarrit për të bërë kriposjen dhe 2 të tjera në zonën e Voskopojës. 

Edhe në majën e Mashkullorës aty ku trashësia e dëborës shkoi deri në 1 metër, në të gjithë segmentin Shtyllë-Panarit është punuar që prej ditës së djeshme dhe aktualisht edhe në këtë segment nuk shfaqen probleme por drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë aks përveç gomave dimërore duhet të pajisen edhe me zinxhirë.

Ndërkohë në gjithë qarkun nuk shfaqen problematika, të gjitha rrugët janë të hapura por drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar sidomos në zonat dhe segmentet e prekura nga dëbora dhe përveç gomave dimërore duhet të kenë me vete edhe zinxhirët. Aktualisht në Korçë termometri shënon -1 gradë ndërsa në zonën e Dardhës -2.