Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me armë zjarri në Shkodër


Një person ka mbetur i plagosur në Shkodër pasi është qëlluar me armë.

Ngjarja ka ndodhur pranë monumentit të ‘Prek Calit’.

I plagosur ka mbetur 38-vjeçari Tonin Larushku, banues në fshatin Toplanë të Vaut të Dejës.

Lidhur me ngjarjen është shpallur në kërkim 29-vjeçari Luverdo Kola, banues në Shkodër.

Njoftimi i policisë

Policia identifikon autorin e plagosjes së ndodhur pak minuta më parë dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Në  zonën e quajtur  Prek Cali, të qytetit të Shkodrës,  shtetasi T.L, 38 vjeç, nga fshati Toplanë, Vau i Dejës,  si pasojë e një konflikti të çastit me një person tjetër ka mbetur i plagosur me armë zjarri  dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e DVP dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasin L.K, 29 vjeç banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë  në bashkëpunim me FNSH kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

Në atë zonë është  kapur dhe shoqëruar një person që dyshohet se ka djeni për ngjarjen .

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër  po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove materiale në vendngjarje që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë ligjor të ngjarjes.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *