Vendosni fjalën kyçe....

Cristiano Ronaldo: Pasi të largohem nga futbolli dua t’i rikthehem studimeve


Ai tashmë është një nga futbollistët më të mirë, por ndryshe nga sa vepron shumica e futbollistëve Cristiano Ronaldo nuk do të bëhet trajner kur të dalë në pension. Përkundrazi ai i ka drejtuar sytë te industria filmit.

Ylli i Juventusit ka pranuar se do të donte të provonte dorën e tij në aktrim kur përfundimisht të varë këpucët në gozhdë. Siç shkruan Daily Mail, ai ka pranuar gjithashtu se do të dëshironte shumë të niste studimet, pasi ndjen se ka mangësi në këtë drejtim.

Duke folur në Konferencën e Sporteve në Dubai, Ronaldo tha: “Kur të largohem nga futbolli, do të doja të rifilloja studimet. Unë përqendrohem shumë në studime, në mësim, sepse për fat të keq studimet që kam bërë nuk mund të më japin përgjigje për të gjitha pyetjet që kam në mendje. Një gjë që më magjeps është të dëshiroj të provoj të aktroj në një film.”

Ronaldo këmbënguli se ai nuk ka plane për të dalë në pension ende, dhe premtoi se do të dëgjojë trupin e tij për të vendosur se kur është koha e duhur për këtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *