Vendosni fjalën kyçe....

Hapja e shkollave, zbardhen 3 skenaret e Ministrisë së Arsimit


Ministria e Arsimit ka zbardhur tre skenaret e zhvillimit të mësimit në shkollat e vendit.

Hapja e shkollave është paralajmëruar për në mesin e shtatorit, ndërsa më herët Ministria e Shëndetësisë kishte njoftuar protokollin e sigurisë lidhur me nisjen e mësimit.

Skenari 1

Mësimi zhvillohet në mjediset fizike të shkollës duke ruajtur të gjitha rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik, nëse situata e pandemisë është e qëndrueshme.

Në këtë rast është i mundur distancimi fizik dhe mësimi do të zhvillohet me një turn ku një orë mësimi do të zgjasë 45 minuta. Ndërkohë, sa i përket shkollave që kanë shumë nxënës mësimi do të bëhet me dy turne me nga 30 minuta mësim.

Në rast se nuk mund të ruhet distanca mes nxënësve edhe pas ndarjes së tyre në 2 turne, atëherë shkolla do të jetë e hapur edhe gjatë pasdites. Pra, nxënësit do të zhvillojnë mësimin 4 nënturne, pra me dy nënturne brenda një turni.

Për turnin e parë

ndajnë çdo klasë në dy grupe:

grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 8.00-10.45;

grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 11.00-13.45.

Për turnin e dytë

ndajnë çdo klasë në dy grupe:

grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 14.00-16.45;

grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 17.00-19.45. Gjatë orëve të paradites do të bëjnë mësim klasat e ciklit fillor.

Skenari 2

Mësimi zhvillohet i kombinuar (një javë në shkollë dhe një javë në shtëpi) duke ruajtur të gjitha rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik, në rast se do të ketë situatë të rënduar të pandemisë.

Skenari 3

Mësimi zhvillohet vetëm online, në rast se situata me koronavirusin përkeqësohet shumë në nivel kombëtar, lokal apo në nivel shkolle.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *