Vendosni fjalën kyçe....

‘Mos përdorni celular kur pini’, bëhet virale tabela me këshillën e policisë (FOTO)


Bëhet virale fotoja e një tabele e sinjalistikës rrugore në Indi dhe kjo për një arsye të veçantë. Policia këshillonte qytetarët që të mos e përdorin telefonin celular kur janë duke pirë.

Në fakt, sikurse raporton “RT“, fillimisht në tabelë shkruhej: “Mos e përdorni telefonin celular gjatë drejtimit të makinës”. Por disa persona e kanë ndryshuar këshillën e policisë rrugore duke e modifikuar fjalën “driving” në anglisht, në “drinking”. Ndryshimi i kësaj fjale i ndryshoi gjithë kuptimin fjalisë që del: “Mos e përdorni telefonin celular gjatë pirjes”.

“Ju keni marrë shpesh këshilla për të mos pirë dhe për të mos përdorur telefonin tuaj celular gjatë ngarjes së makinës. Ja një këshillë e re”, shkruan ish-ministri i Jashtëm i Kashmirit, Omar Abdullah, i cili publikoi foton në rrjetet sociale.

Fotoja e publikuar nga Abdullah u bë virale dhe njerëzit filluan të komentojnë me shaka, se një teks i shkruar gabimisht kur je i dehur, mund të sjellë më shumë dëme se sa ngarja e makinës i pirë.

Drejtuesi i lartë i policisë rrugore, Mohan Lal Kaith ka urdhëruar nisjen e një hetim për të zbuluar se kush janë personat që e kanë vandalizuar tabelën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *