Vendosni fjalën kyçe....

Bllokimi i rrugëve nga dëbora, ARRSH: Të gjitha akset janë të kalueshme


Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të gjitha akset nacionale janë të kalueshme.

Pas problemeve të para që u shfaqën ditën e sotme, në aksin Prrenjas-Qafe Thane-Lin po punohet me 2 borëpastruse. Në aksin Pogradec-Qafe Plloce-Maliq janë 2 borëpastruese.

Në aksin Maliq-Korçë është në veprim 1 borëpastruese.

Në aksin Korçë-Voskopojë 2 borepastruese. Në aksin Korçë-Kapshticë 4 borëpastruese. Në keto dy akse është punuar me intesitet të lartë dhe në këto momente është normalizuar situata.

Pavaresisht se reshjet kanë filluar dhe në aksin drejt Qafës së Malit dhe Fushë Arrëzit, kalueshmeria vazhdon normalisht.

ARRSH u ben thirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen shumë të kujdesshem gjatë udhëtimit në orët e natës dhe në orët e para të mëngjesit pasi në segmente të caktuara mund të ketë ngrica për shkak të temperaturave të ulëta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *