Vendosni fjalën kyçe....

Perlat e fshehura të Shqipërisë për ata që nuk kanë mundur t’i shohin ende (Videot)


Gjiri i Gramës

Ke kërshërinë t’i shohësh por nuk ke mundur ende? Ja një grimcë nga perlat e fshehura të Shpella e Pirateve, Kanionet e Gjipesë, Shpella Blu, Gjiri i Grames.

Në gadishullin e Karaburunit mund t’i shohësh disa nga këto perla të fshehura të bregdetit shqiptar.

Videot tregojnë bukuritë e disa nga gjireve që fshihen nëpër shkëmbinjtë e Karaburunit dhe Kanionet e Gjipesë.

Këto vende ofrojnë një dekor mes malit dhe ujit të kthjellët të Jonit.

Gjiret formojnë strehëza ku dallgët e detit blu përplasen në rërën e tyre apo shkëmbinjtë e thepisur të cilat zhyten në tabanin e Jonit. 

Shpellat e mbushura me ujin blu të Jonit i cili errësohet brenda tyre ndërthuerret me shkëmbinjtë në mënyrë perfekte, duke ofruar pamje të cilat shihen rallë në zona bregdetare.

Shpella Blu

Perla të rivierës së Jugut të Shqipërisë të cilat presin çdo pushues për t’i ofruar momente relaksi dhe shkëputje nga rutina e zakonshme. 

Të fshehura pas shkëmbinjëve të virgjër këto vende mund të arrihen vetëm nëpërmjet varkës ose ecjeve malore nëpër shtigje dhe kanione.

Bukuritë që ofron Gadishulli i Karaburinit janë thesare të Shqipërisë të cilat duhen vizituar.

Shpella e Haxhi Alisë


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *