Vendosni fjalën kyçe....

Nga mbështetësit më të flaktë të Thunberg për klimën, Harrison Ford përcjell të birin me avion privat në shkollë


Harrison Ford është një nga shumë aktorët e Hollivudit që luftojnë në mënyrë të zëshme kundër ndryshimeve klimatike.

Ai shpeshherë është shprehur në mbështetje të adoleshentes Greta Thunberg, e njohur për veprimtarinë e saj kundër ndryshimeve klimatike.

Ata bëjnë thirrje për energji të gjelbërt dhe janë kundër përdorimit të avionëve e makinave me karburant. Por së fundmi, Ford, e përcolli të birin e tij 19-vjeçar në kolegj me një avion privat.

Vitin e kaluar, ylli i ‘Star Wars’ kërkoi që bota të mos e kundërshtonte adoleshenten Thunberg, duke deklaruar se pyjet e Amazonës janë thelbësor për çdo çështje klimatike dhe se aktivistët e rinj të klimës përfaqësojnë ‘ushtrinë morale’ që do të bëjë ndryshimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *