Vendosni fjalën kyçe....

Rama do t’i zgjasë mandatin francezit Harlem Désir, Azerbajxhani kundër


Azerbajxhani, është kundër zgjatjes së mandatit të Përfaqësuesit të Mediave të OSBE-së, Harlem Désir, i cili, sipas planeve nga Kryesia shqiptare e OSBE-së, do të mbetet në detyrë së bashku me tre udhëheqësit e tjerë të organizatës.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit tha në një shënim proteste pranë Këshillit të Përhershëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) se nuk pajtohej me emërimin e diplomatit francez Harlem Désir si oficer i mediave të OSBE-së për tre vjet të tjerë”, njoftoi të mërkurën agjensia e pavarur e lajmeve në Azerbajxhan, Turan, e themeluar në vitin 1990.

Ministria e mbështeti qëndrimin e saj në faktin se Deziri kishte “kritikuar tepër” situatën me lirinë e shprehjes në Azerbajxhan gjatë mandatit të tij të parë tre-vjeçar.

Sipas Turan, Baku po bllokon edhe zgjatjen e mandateve të sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, që skadon në korrik, të Ingibjörg Solrun Gisladottir si Drejtor i Zyrës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) dhe të Lamberto Zannier si Komisioner i Lartë për Pakicat.

Këto vendime të rëndësishme të personelit duhet të merren me konsensus me të gjitha vendet anëtare të OSBE-së.

I pyetur nga media, një zëdhënës i kryesisë shqiptare të OSBE-së nuk tha asgjë në lidhje me pozicionin e Bakut. Megjithatë, konfirmoi se Shqipëria po kërkon të zgjasë katër pozicionet e përmendura më lart.

“Më shumë se 90 përqind e vendeve anëtare të OSBE-së pajtohen me qasjen tonë. Sidoqoftë, negociatat janë ende në vazhdim e sipër, kështu që ne nuk mund të themi asgjë në lidhje me rezultatin e tyre dhe kohën e vendimeve të mëtejshme”– tha diplomati shqiptar Andris Stastoli për gazetën austriake Der Standard.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *