Vendosni fjalën kyçe....

Banega e tall për flokët, Conte: Më prit pas ndeshjes të sqarohemi (Video)


Mungesa e tifozëve brenda ‘RheinEnergieStadion’ të Këlnit me siguri nuk e zvogëloi aspak agresivitetin e përballjes mes Interit e Seviljes në finalen e Ligës së Europës.

Veçanërisht pikante ishte një përplasje me trajnerit zikaltër, Conte dhe lojtarit të ekipit spanjoll, Banega.

Ky i fundit e ngacmoi teknikun italiane lidhur me flokët e tij ndërsa ai iu përgjigj lojtarit se do takohej me të pas ndeshjes.

Pasi Conte kundërshtoi vendimin e gjyqtarit të takimit, Banega i Seviljes u tall me Conten duke kaluar duart e tij nëpër flokë e duke thënë: “Le të shohim nëse ajo parukë është e vërtetë!”

Conte u përgjigj me zemërim: “Do të të shoh pas ndeshjes!” Unë do të të pres këtu që të sqarohemi”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *