Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona sakrificë financiare për të bindur Mesin, “i ofron në pjatë” Martinezin


Drejtuesit e Barcelonës po bëjnë çmos që të bindin Leo Mesin që të qëndrojë në ekip.

Për këtë ata janë të gatshëm të bëjnë edhe një sforcim ekonomik duke sjellë në ekip argjentinasin e Interit, Lautaro Martinez.

Megjithatë marrëdhënia mes Mesit e klubit katalanas është krisur dhe tani për tani ai është më shumë i larguar.

Sipas mediave sportive spanjolle, Mesi ka thënë se nuk beson në projektin e trajnerit të ri të ekipi, Koeman.

Ky i fundit pas marrjes së detyrës tha se Mesi është lojtari më i mirë në botë por nuk ishte i bindur nëse do arrinte ta mbante në ekip.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *