Pamjet e pazakonta të kapura nga kozmonauti rus Ivan Vagner në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), ku duket se tregohen ‘mysafirë nga hapësira’ ende të paidentifikuar, janë dërguar për analiza nga ekspertë shkencorë rusë.
UFO-t e pretenduar u filmuan duke fluturuar mbi hemisferën jugore me një sfond të jashtëzakonshëm në formën e Aurora Australis.
Kozmonauti thjesht ndodhi që po filmonte ndërsa po kalonte Antarktikun, kur ai regjistroi pamjet e çuditshme.
Pamjet janë aq intriguese sa u janë dërguar ekspertëve për analiza, konfirmoi një zëdhënës i agjencisë ruse hapësinore (Roscosmos), Vladimir Ustimenko.
“Është shumë herët për të nxjerrë përfundime derisa studiuesit dhe shkencëtarët tanë të Roscosmos në Institutin e Kërkimeve Hapësinore të Akademisë së Shkencave Ruse të na tregojnë se çfarë mendojnë për to.” – tha Ustimenko.