Vendosni fjalën kyçe....

390 policë rrugorë me dronë e radarë “pushtojnë” rrugët, pezullohen 186 patenta e arrestohen 9 persona


Policia rrugore ka zhvilluar kontrolle të shumta gjatë 48 orëve të fundit në rrugët e vendit. Sipas njoftimit, në këtë aksion kanë marrë pjesë 390 punonjës, 4 dronë, 6 radarë dhe 28 patrulla me punonjës civilë.

Në përfundim të këtij operacioni, policia bën me dije se janë ndëshkuar qindra drejtues mjetesh për parakalime të gabuara e shpejtësi mbo normën e lejuar.

137 personave u është heqyr leja e drejtimit për shkak të ecjes mbi normën e lejuar të shpejtësisë ndërsa 49 të tjerëve për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Po kështu 9 drejtues mjetesh janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *