Vendosni fjalën kyçe....

Konfirmohet në detyrë Gjovalin Loka, Komisioni i Vettingut: Ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit në vitin 1991


Numri dy i policisë së shtetit, Gjovalin Loka është konfirmuar në detyrë nga komisioni i jashtëm i vlerësimit.

Loka është njëherazi drejtor për Sigurinë dhe Rendin Publik në policinë e shtetit. Përgjatë hetimit për efekt të vettingut, komisioni në gjetjet e tij bëri publik faktin se Loka përgjatë periudhës janar 1991- qershor 1991 kishte qenë punonjës i sigurimit të shtetit në rolin e operativit në Bicaj të Kukësit.

Kjo e dhënë nuk ishte deklaruar nga Loka në formularin e vetëdeklarimit ndërsa vetë numri dy i policisë tha se komisioni nuk duhet ta diskriminojë për shkak të shkollimit të tij.

Ai theksoi se përgjatë muajve si operativ ai nuk kishte kryer asnjë veprim në dëm të shtetasve, asnjë rekrutim, asnjë keqtrajtim por vetëm kishte marrë në dorëzim dosjet nga ish-eprori i tij.

Një tjetër gjë që u zbulua gjatë seancës ishte fakti se Loka ishte administrator i një kompanie private që eksportonte kastraveca deti në Turqi.

Por në argumentet e tij ai shpjegoi se kjo nuk përbën konflikt interesi për shkak se ai është zyrtar në fushën e sigurisë dhe rendit, ndërsa kompania ishte pa aktivitet pasi ministria e mjedisit si kishte dhënë licencë.

Në verifikimin e pasurisë dhe gradave të fituara ndër vite, Loka doli pa probleme, ndërsa informacionet e shërbimit informativ se në vitet 2002-2003, kohë kur ai ka qenë zyrtar i policisë në Vlorë e Lezhë kishte favorizuar disa efektivë për shkelje ligjore, nuk u provuan dhe ishin të padokumentuara.

Lidhur me rolin e tij si zyrtar i rëndësishëm policie në protestat e organizuara nga opozita Loka tha se policia e shtetit ka bërë veprime ligjore që është pohuar edhe nga partnerët. Ndërsa ceku edhe ndonjë rast ku policia i ka tejkaluar kompetencat duke thënë se ndaj efektivëve përgjegjës ishin marrë masat e duhura.

Loka është ripranuar në polici me vendim gjykate, ndërsa shkarkimi i tij në vitin 2004 është konsideruar i paligjshëm nga policia. Për këtë ai ka përfituar një dëmshpërblim prej rreth 10 milionë lekësh.

Pjesë nga seanca

Komisioni: Nga janari ’91 deri në qershor ’91 Gjovalin Loka ka qenë operativ i sigurimit të shtetit. Ndërkohë në përgjigjet e tij ka deklaruar se nuk ka qenë. Ndërkohë deri në vitin 1990 ka qenë student në shkollën e sigurimit të shtetit. Komisioni i jashtëm do të vlerësojë nëse është apo jo kriter ndalues kjo situatë dhe gjetje ndaj z.Loka.

Loka: Mos më diskriminoni për shkak të studimeve të asokohe. Nuk kam kontaktuar me asnjë nga bashkëpunëtoret e sigurimit të shtetit. Nuk kam dënuar apo keqtrajtuar apo rekrutuar askën në sigurimin e shtetit.

Komisioni: Autoriteti i dosjve ka siell raport te dyte thote se z.Loka nuk ka firmosur asnjë dokument asokohe kur punonte si operativ në zonën e Bicajt në Kukës. Shtetësja A.B. e ka kallëzuar Gjovalin Lokën por prokuroria ka vendosur pushimin e çështjes. Në vitin 2002-2003 kur Loka ka qenë në Vlorë dhe Lezhë, SHISH ka pasur informacione për favorizime të policëve të ndryshme. Por të gjitha praktikat nuk janë çuar deri në fund për t’u faktuar. Ndërsa për përjashtimin nga policia Loka ka fituar të drejtën në gjykatë për t’u rifutur në polici. Po ashtu ka fituar edhe 11 milionë lekë të vjetra dëmshpërblim. Testi psikologjik ka rezultuar së është i aftë dhe pa asnjë problem. Gradat që mban Loka janë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Loka ka medalje nderi nga ministri i Brendshëm. Medalje e marrë në vitin 2019. Nga 2013 deri ne 2019 nuk ka asnjë masë disiplinore. Subjekti ka qenë bashkëpunues gjatë kontrrollit të vettingut. Loka ka qenë administrator i një kompanie të eksportit të kastravecat e detit në Turqi. Por ministria e mjedisit si ka rinovuar licencën dhe këtë subjekt e la pa aktivitet.

Loka: Aktiviteti tregtar është në fushën e peshkimit dhe nuk ka asnjë konflikt interesi me punën time në siguri e rend.

Komisioni: A keni konstatuar tejkalim të forcës së policisë nga ju si drejtues përgjatë tubimeve? Çfare keni bërë, si është vepruar?

Loka: Jam drejtori që menaxhoj protestat e tubimet. Ndryshe nga vitet e kaluara kur plani i masave ishte evaziv. Unë kam kurajo kam plan masash, vendos emrin tim. Dua te them nga protesta e 16 shkurtit më e madhja. Gjykoj që policia e shtetit ka bërë veprime ligjore e standarde e kanë konfirmuar edhe partnerët që na asistojnë. Kemi pas raste sporadike kur është tejkaluar kompetenca nga polica. Kemi proceduar policë. Ka masa deri nga heqja e pagës ose përjashtim nga policia e shtetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *