Vendosni fjalën kyçe....

Aksident te mbikalimi i Rinasit, plagosen dy persona


Dy persona janë plagosur në një aksident të nodhur në afërsi të mbikalimit të Rinasit në aksin Durrës-Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:20, ku janë përfshirë dy makina.

Të plagosur kanë mbetur pasagjeri dhe drejtuesi i mjetit me iniciale E.S.

Me datë 19.08.2020, rreth orës 20:20, në afërsi të Mbikalimit të Rinasit, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin E.S me mjetin me drejtues shtetasin S.K. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy pasagjerë në mjetin me drejtues E.S., të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *