Vendosni fjalën kyçe....

Eksperimenti i diskutueshëm, shkencëtarët injektojnë aerosol me kripë në re


Shkencëtarët filluan të spërkasin aerosol me kripë deti në atmosferë në Alameda, Kaliforni, më 3 prill. Ata janë pjesë e programit të Ndriçimit të Reve Detare (MCB) të Universitetit të Uashingtonit, një nismë ndërkombëtare, shkruan The Epoch Times.

Shkencëtarët kryesorë të MCB, Robert Ëood dhe Sarah Doherty, të dy nga Departamenti i Shkencave Atmosferike, thonë se eksperimenti po kryhet për të hetuar nëse retë më të ndritshme mund të ulin ngrohjen globale duke rritur pasqyrimin e rrezatimit diellor.

“Grimcat atmosferike, të quajtura gjithashtu aerosole, mund të kenë një efekt të fortë në pasqyrimin e dritës së diellit nga retë,” tha  Doherty një ditë para eksperimentit.

“Ndërsa njerëzit bëjnë ndryshime në emetimet e aerosoleve, ne kemi nevojë për një kuptim më të fortë shkencor të këtyre efekteve në mënyrë që të kuptojmë më mirë rreziqet dhe përfitimet e mundshme dhe për të kufizuar efektet e padëshiruara.”

Eksperimenti u tha se ishte në përputhje të plotë me rregulloret dhe parashikohet të zgjasë deri në fund të majit në bordin e “USS Hornet”, një aeroplanmbajtëse e çmontuar dhe tani muze në Alameda, Kaliforni.

Shuchi Talati, drejtori ekzekutiv i një organizate që ka të bëjë me gjeoinxhinierinë, shkroi në X se, “ka pyetje dhe pasiguri të panumërta në SRM”, duke iu referuar modifikimit të rrezatimit diellor.

“Duke qenë se ky eksperiment u mbajt i fshehtë deri në fillimin e provës, ne mezi presim të shohim se si po planifikohet angazhimi i publikut dhe kush do përfshihet”, tha Tallati.

Ian Clark, Profesor Emeritus për Departamentin e Shkencave të Tokës dhe Mjedisit në Universitetin e Otavës, është gjithashtu i shqetësuar për “përputhshmërinë e plotë me rregulloret në fuqi”.

“Rreziku është se ata po kryejnë eksperimente atmosferike brenda rregulloreve, gjë që sugjeron se rregulloret e tanishme janë mjaft të dobëta,” tha ai për The Epoch Times.

 “Çfarë kufizimesh ka në eksperimentet e ardhshme që pompojnë aerosolët në stratosferë, ku ato mund të qëndrojnë shumë më gjatë dhe ndoshta të kenë ndikime më të mëdha në klimë dhe madje edhe në ozon?”