Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një makinë pa targa e djegur në Fier


Gjendet një makinë e djegur në Fier.

Bëhet fjalë për një automjet tip “Volkswagen” pa targa e cila është gjetur pasditen e kësaj të enjteje në fshatin Frakull të Fierit. Policia thotë se po punon për identifikimin e pronësisë së mjetit dhe shkaqet e djegies së tij.

“Në fshatin Frakull, Fier, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip ‘Volkswagen’, pa targa. U kryen veprimet hetimore dhe po punohet për identifikimin e pronësisë së mjetit dhe përcaktimin e shkakut të djegies së këtij automjeti.”- thuhet në njoftimin e Policisë.