Vendosni fjalën kyçe....

Edhe Vuçiç reagon për ftesën e Shtëpisë së Bardhë: Serbia nuk është në pozita të refuzojë


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 2 shtatorit në ëashington, të thirrur nga i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell.

Vuçiçi tha për mediat serbe se Serbia nuk është në pozicionin që të refuzojë këtë takim dhe të tjerët.

Siç tha dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, Vuçiç konfirmoi se temë e bisedimeve do të jenë çështjet ekonomike.

“Serbia nuk është në pozitë, por nuk do të ishte mirë sikur të ishte në gjendje të refuzojë bisedimet. Pse Grenel përdori termin ‘negociata’ është çështje për të. Ne po marrim pjesë në bisedime, temat janë ekonomike , është e rëndësishme për ne dhe ato janë të mira. “, thotë Vuçiç, citon B92.net.

Më pas ai shton: “Një ditë tjetër, ata thanë se mbështesin negociatat nën kujdesin e BE-së. Por, unë nuk duhet të hyj në marrëdhëniet e tyre. Ne jemi shumë të vegjël për të qenë në gjendje ta lejojmë këtë”.

Nga këndvështrimi i amerikanëve, dy shtete të pavarura po marrin pjesë në negociata, thotë Vuçiç, dhe kjo është mënyra se “si Brukseli na shikon”.

“Gjermania është aq superiore në BE”– shtoi ai.

Kreu i shtetit serb thotë se Kosova po merr pjesë në bisedime për shumë arsye, ndër të tjera sipas tij, për të treguar edhe se është shtet i pavarur.

Ai theksoi se qëllimi i Prishtinës nuk është liria e fluksit të kapitalit, mallrave dhe shërbimeve, por vetëm arritja e një zgjidhje përfundimtare pa negociata, dhe kjo është njohja e pavarësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *